Foto/ Në Tiranë festohet ditëlindja Mbretit Charles III, Ambsadori Abott: Monarku Britanik kurioz për Shqipërinë

Foto/ Në Tiranë festohet ditëlindja Mbretit Charles III, Ambsadori Abott: Monarku Britanik kurioz për Shqipërinë

Në Tiranë është festuar ditëlindja e monarkut britanik Mbretit Charles III. Në pritjen e zhvilluar nga Ambasada Britanike gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se morën pjesë presidenti Bajram Begaj, kryetarja e kuvendin Elisa Spiropali bashke me ministrat Ulsi Manja, Blendi Gonxhe, Anila Denaj dhe shumë miq e bashkëpunëtor të kësaj ambasade nga fusha të ndryshme. Kreu i SPAK Altin Dumani shoqërohej nga disa prokurorë të tjerë. Në tavolinën ku qëndronte zoti Dumani është ndalur  për tu përshëndetur për pak minuta, numri një i drejtësisë shqiptare Ulsi Manja. Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Abbott në fjalën përshëndetëse tha: “Mirëmbrëma dhe mirësevini. Është kënaqësi të shoh kaq shumë prej jush këtu sonte si të ftuarit tanë në Festën e Ditëlindjes së Mbretit. Një...