Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Ministri Hasani mirëpret ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës: Forcojmë bashkëpunimin
👁7755
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre me të cilën ka diskutuar rreth konteksteve të reja gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vizita përkon dy ditë përpara Konferencës së Pestë Ndërqeveritare në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3, i cili lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse” dhe përfshin 8 kapituj të tjerë që hapen. ”Ky hap përbën një tjetër fazë të rëndësishme në procesin tonë të negociatave për anëtarësim në BE, një proces në të cilin...