Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
FOTO – Kampionati Europian i Basketbollit U-16 në Shkodër, punime për kushte optimale në “Qazim Dervishi”
Në prag të Kampionatit Europian të Basketbollit U16 që do të zhvillohet në Shkodër, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” po kryhen punime për të garantuar kushte optimale për të gjithë sportistët pjesëmarrës. Punonjësit e Drejtorisë së Menaxhimit të Objekteve Publike po punojnë intensivisht për përmirësimin e elementeve kyçe sportive, parketi i fushës së lojës, rinovimi i dhomave të zhveshjes dhe po vihet në funksion sistemi i kondicionimit të ajrit në të gjithë ambientin e pallatit. Përveç këtyre, do të bëhet rishikimi i ndriçimit sportiv dhe sinjalistikës brenda sallës, për të garantuar standardet që kërkon një aktivitet i nivelit europian....