FOTO/ Greqi ende mister rreth shkakut të vdekjes së vajzës së gjetur në valixhe
Vazhdon të mbulohet me mister ngjarja e rëndë e zbuluar në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku trupi i një 24-vjeçareje nga Burkina Faso u gjet i fshehur brenda një valixheje. Pavarësisht identifikimit të viktimës, autoritetet greke ende nuk kanë përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet janë përqendruar te rezultatet e analizave toksikologjike dhe histologjike. E reja ishte raportuar e zhdukur më 29 tetor, pasi kishte dalë nga banesa në mesditë për një dalje të shkurtër dhe nuk ishte kthyer më. Zhdukja e saj ishte denoncuar në Departamentin e Policisë së Kypselit nga një mik, i cili e priste. Identifikimi i viktimës u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve, të cilat rezultonin të regjistruara në databazën e autoriteteve greke nga një kontroll i mëparshëm administrativ. Trupi...
Burimi:
syri.net