Foto/ Ervin Salianji “merr pjesë” në çeljen e fushatës së PD, ja ç’shkruhej në bluzat e kandidatëve

Foto/ Ervin Salianji “merr pjesë” në çeljen e fushatës së PD, ja ç’shkruhej në bluzat e kandidatëve

Ndryshe nga fushatat e tjera, Ervin Salianji nuk ishte pjesë këtë vit, për shkak se ai po vuan dënimin në burgun e Fierit. Një pjesë e kandidatëve të listës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore mbanin bluza me emrin e ish-deputetit Ervin Salianji, për t’i dhënë atij mbështetjen. Disa orë para çeljes së fushatës, ish-deputeti demokrat, iu drejtua me një mesazh demokratëve dhe simpatizantëve të PD, duke kërkuar prej tyre që të angazhoheshin për fitoren. Salianji po vuan dënimin prej një viti burg për akuzën e kallëzimit të rremë publik. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv