Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Foto e Rrallë: – Kisha e Gomsiqes, kabinet pune kërkimore shkencore e Shtjefën Gjeçov Kryeziut
Nga: JAHO BRAHAJ Gazeta Bota Sot, Prishtine. 24 Tetor 2022 Kisha e Gomsiqes, ishte kthyer në kabinet pune kërkimore shkencore të Shtjefën Gjeçov Kryeziut. Qendër e përpjekjeve e bazë e luftëtarëve për Pavarësi Kombëtare në fillimvitet e shek. XX. Faik Konica e quante “Vend i Shenjet”. Këtu e ka zanafillën puna për mbledhjen e kodifikimin e “Kanunit Shqiptar”. Këtu u shkrua manifesti për Trashëgiminë Kulturore të Etnisë Tonë, vepra “Agimi i Gjytetnisë”, këtu u shkrua vepra madhore historiko-kulturore e prejardhjes së shqiptarëve “Trashëgime Pellazgjesh”, këtu u lëshua thirrja e Gjeçovit për aksionin e mbledhjes dhe dokumentimin e “Ciklit të Kreshnikeve” me 1907, këtu u mblodhën gojëdhëna, tregime historike, legjenda etj. Nga këtu u nisen shkrime gjuhësore e historike për tu botuar në “Albania” te Konicës në...