FOTO/ Athina zgjohet nga shpërthimet me bomba në dy lokale në qendër, urdhri u dha prej burgut nga kreu shqiptar i një organizate kriminale!
Dy sulme të fuqishme me lëndë plasëse ndodhën brenda një gjysmë ore në seri në qendër të Athinës në Greqi, duke shkaktuar terror dhe dëme të shumta. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi ën momentin e ngjarjeve nuk kishte lëvizje dhe klientë. Por duket se urdhri për dy sulmet, me rreth gjysmë ore diferencë, në kafenetë në qendër të Athinës, është dhënë nga brenda burgjeve famkeqe. “Sipas informacioneve, policia që ka marrë përsipër hetimet për dy sulmet me granata , për të cilat duket se është përdorur një metodologji e ngjashme, është përqendruar te një bandit i ashpër shqiptar”, informon “Protothema”, por pa e identifikuar se kush është. Sipas të njëjtave informacione, bëhet fjalë për një të burgosur i cili, ndër...
Burimi:
javanews.al