Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTO / Arratiset 34-vjeçari serb nga Qendra e Paraburgimit, policia kërkon ndihmë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arratisur nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Në një postim në Facebook, policia njofton se ka marrë masat duke ngritur pika kontrolli në të gjithë veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit edhe me njësi të specializuara. “Sot me 07.08.2025 rreth orës 15:45 jemi njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit ne Mitrovice Veri një person është arratisur. Policia menjëherë ka marrë masat duke ngritur pika statike te kontrollit ne tere veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit”, njofton policia. Krah njoftimit policia ka bërë përshkrimin e të arratisurit. Bëhet shtetasin serb Dorde Radomiroviç, 34-vjeç të lindur në Novi Sad....