Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
FOTO/ 45-vjeçari shndërron autobusin e vjetër në apartament modern
Një 45-vjeçar ka shndërruar një autobus të vjetër londinez në një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave britanike. Dan Atkins nga Sunbury-on-Thames, e nisi projektin përmes organizatës së tij bamirëse që ndihmon njerëzit në nevojë për strehim. Më erdhi ideja pasi mësova se një mik i imi po flinte në ndarjen e bagazheve të një autobusi”, është shprehur ai për mediat britanike, duke shtuar se kjo situatë e tronditi dhe e shtyu të vepronte. Autobusi, i prodhuar në vitin 1998, është transformuar plotësisht në një hapësirë banimi funksionale, me standarde të larta dhe dizajn modern. Sipas “The Independent”, brenda autobusit ndodhen një dhomë gjumi për të rritur, një dhomë për fëmijë me shtretër marinari, një kuzhinë moderne, një...