Fortlumturi Joani në Patriarkanë: Vij nga toka e Ilirikut! Rruga Egnatia, arteria e lashtë përmes së cilës Apostulli i Kombeve solli Ungjillin tek ne

Fortlumturi Joani në Patriarkanë: Vij nga toka e Ilirikut! Rruga Egnatia, arteria e lashtë përmes së cilës Apostulli i Kombeve solli Ungjillin tek ne

Të shtunën, më 14 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave. Në orën 10:30, Kryepiskopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron, u nis nga hoteli drejt Patriarkanës së Kostandinopojës, i shoqëruar nga Mitropoliti i Smirnit, hirësia e tij Vartholomeu dhe Singjeli i Madh, atë Jeronimi. Në orën 11:00, në hyrje të Patriarkanës, Kryepiskopi Joan dhe delegacioni i tij u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit...
Burimi: Javanews.al