Fortesa Orana mbetet pa medalje pas diskualifikimit në gjysmëfinale
2 September, 2026 - 15:00 Fortesa Orana i shënoi dy fitore në Lojërat Mesdhetare „Taranto 2026“, por nuk arriti të sigurojë medalje, pasi u diskualifikua në gjysmëfinale të kategorisë +68 kilogramë. Karateistja kosovare e nisi garën me fitore 4:3 ndaj algjerianes Chaima Oudira, ndërsa në çerekfinale triumfoi 4:2 ndaj sllovenes Zala Maria Zibret, duke siguruar vendin në gjysmëfinale. Në përballjen për një vend në finale, Orana u përball me portugezen Ana Rita Ferreira De Oliveira. Dueli përfundoi me fitoren 3:0 të portugezes, ndërsa pas një aksioni ndodhi momenti që i dha fund garës së kosovares. Orana pretendoi se ishte goditur në sy dhe reagoi ndaj situatës, por gjyqtarët e vlerësuan reagimin e saj si të tepruar dhe e ndëshkuan me „shikkaku“, duke e diskualifikuar nga...
Burimi:
kultplus.com