Formula e re e pagave, gjyqtarët dhe prokurorët çojnë ligjin në GJK: S’e bëjmë për paratë, por…

Formula e re e pagave, gjyqtarët dhe prokurorët çojnë ligjin në GJK: S’e bëjmë për paratë, por…

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare kanë reaguar kundër ligjit të ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një qëndrim të përbashkët, shoqatat deklarojnë se procedura parlamentare për miratimin e ligjit është shoqëruar, sipas tyre, me shkelje të kërkesave kushtetuese, duke përmendur mungesën e konsultimit efektiv dhe të analizës financiare. Shoqatat njoftojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e zbatimit dhe shfuqizimin e ligjit. QËNDRIM I PËRBASHKËT Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare të Shqipërisë shprehin vendosmërinë e tyre për të vijuar ndjekjen e procesit kushtetues lidhur me pagat e magjistratëve....