Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Formalizimi i tregut ushqimor, Malaj: janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 tonë mallra në 20 ditë
Aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore, ka dhënë rezultatet e para brenda një kohe të shkurtër. Në 20 ditë janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 tonë mallra që nuk përmbushnin standardet ligjore dhe të sigurisë ushqimore. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se “tashmë ka përfunduar faza e parë në terren, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale”. “Administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë të monitorimit, që synon verifikimin në vazhdimësi shoqërimin e produkteve...