Formacioni kundër Serbisë, Sylvinho ka fare pak dilema për 11-shin kuqezi

Formacioni kundër Serbisë, Sylvinho ka fare pak dilema për 11-shin kuqezi

6 Qershor 2025 19:48 Telesport Trajneri Sylvinho sot ka dilemat e fundit sa i përket formacionit për ndeshjen me Serbinë. Me skemën e konsoliduar tashmë, 4-3-3, vendin e sigurt në formacion e kanë Tomas Strakosha, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj. Krahu i djathtë ka balotazh mes Hysajt dhe Balliut. Me Gjimshitin, në qendër të mbrojtjes, pritet të luajë Ismajli. Mesfusha nuk pritet të ketë surpriza. Do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laci. Në sulm, Broja të luajë nga krahu i djathtë, me Bajramin në të majtë, ndërsa Rei Manaj me shumë mundësi do të jetë pyka.
Burimi: Telesport.al