Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër San Marinos, kërkohet fitorja e thellë
Shqipëria do të kthehet për të luajtur në shtëpi kundër San Marinos. Një ndeshje që do të luhet në Air Albania, atje ku kuqezinjtë kërkojnë që të marrin një fitore të thellë. Ndërkohë trajneri Maran duket se i ka të qarta idetë për formacionin, atje ku pritet që të luhet me tre mbrojtës. Për ta nisur nga porta, ku nuk ka dyshime, Dajsinani do të jetë titullar pas dëmtimit të Sherrit dhe skualifikimit të Berishës. Në mbrojtje do të jetë treshja Ismaili-Gjimshiti-Mitaj, ndërsa në mesfushë vjen Hysaj-Ramadani-Asllani-Pilo. Ndërkohë në sulm pritet që të jetë Muci-Manaj dhe Hoxha. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com