Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Formacionet zyrtare të finales, PSG dhe Inter zbresin me më të mirët në fushë
👁7666
Do luhet sot në Munich, finalja e madhe dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni, ajo e Champions League, aty ku do përballen PSG dhe Inter. Francezët e nisën shumë keq në formatin e ri të këtij sezoni në Champions League dhe arritën të kualifikoheshin vetëm në ndeshjet e fundit, duke u renditur në vendin e 15-të në fazën e grupeve. Në play-off për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-ve eliminuan Brest me rezultatin e përgjithshëm 10-0, pastaj në 1/16-at eleminuan Liverpool-in, më pas Aston Villa-n, në gjysmëfinale eleminuan një tjetër ekip anglez, Arsenal-in, për të mbërritur kështu në finale...