Forcohet bashkëpunimi për sigurinë, patrulla të përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Forcohet bashkëpunimi për sigurinë, patrulla të përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Policia Shqiptare dhe Policia Italiane kanë nisur patrullimet e përbashkëta për sezonin turistik në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Ambasadori italian Marco Alberti vizituan sot patrullat shqiptaro-italiane që operojnë në Durrës, si pjesë e përforcimit të sigurisë në zonat turistike dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Patrullat synojnë rritjen e sigurisë publike, krijimin e një klime të sigurt për pushuesit italianë në Shqipëri, dhe lehtësimin e komunikimit me turistët e huaj. Modeli i përbashkët i patrullimeve konsiderohet tashmë një traditë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm, z. Proda, u shpreh...
Burimi: Javanews.al