Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Forcat siriane përgatiten për t’u kthyer në qytetin e druzëve, pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli
Forcat siriane janë duke u përgatitur për t’u kthyer në qytetin e pakicës fetare druze, Suveida, për t’iu dhënë fund luftimeve me fiset beduine, tha të premten një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Sirisë, duke e vënë në rrezik një armëpushim të brishtë në jug të vendit. Luftimet e përgjakshme disaditore që shpërthyen kur luftëtarët beduinë dhe druzë u përplasën në provincën Suveida u ndalën përkohësisht pas shpalljes së armëpushimit të mërkurën. Luftimet kishin shtyrë Qeverinë siriane t’i zhvendoste trupat e saj atje, duke përshkallëzuar më tej dhunën. Në këto përleshje u përfshi edhe Izraeli, i cili tha se...