Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Forcat izraelite vrasin të paktën 27 persona që po prisnin për të marrë ushqim në Gaza/ Vizita e ministrit në Al-Aksa shkakton zemërim
Të paktën 27 persona u vranë nga forcat izraelite ndërsa po përpiqeshin të merrnin ushqim dhe gjashtë të tjerë vdiqën nga uria ose kequshqyerja në Gaza të dielën, thanë zyrtarët palestinezë. Dëshmitarët thanë se forcat izraelite qëlluan mbi turma të uritura që po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore nga një pikë shpërndarjeje e drejtuar nga Gaza Humanitarian Foundation, me mbështetje nga SHBA-ja, në jug të territorit. “Nuk munda të ndaloja dhe të ndihmoja për shkak të plumbave“, i tha Yousef Abed agjencisë Associated Press pasi pa të paktën tre persona të gjakosur në tokë ndërsa forcat izraelite hapën zjarr. Vrasjet...