Fonseka lë Lion-in për Sporting, tekniku: Më bindën të kthehem

Fonseka lë Lion-in për Sporting, tekniku: Më bindën të kthehem

Paulo Fonseka largohet nga Lion klub në Ligue 1 të Francës. Klubi ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit portugez, i cili mbërriti në fund të janarit 2025 për të pasuar Pierre Sage. Kontrata e tij do të skadonte më 30 qershor 2027, por ish-tekniku i Lilës dhe Milanit, edhe për shkak të krizës së rëndë ekonomike të klubit francez, vendosi të shkojë te Sporting Lisbonës. Vetë klubi portugez do të paguajë 5 milionë euro për zgjidhjen e parakohshme të kontratës. Ndërkaq në areoportin e Lisbonës Fonseka ndërsa transportonte bagazhet e tij u pyet për këtë lëvizje. Ai tha: “Jam shumë i lumtur që kthehem në Portugali dhe që bashkohem me Sportingun. Nesër ose pasnesër, kur të kem mundësi, do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja....