Burimi:
Monitor.al

Fondi i sigurimit të depozitave në SHKK arrin në 2.6 milionë euro
👁5872
Fondi i sigurimit të depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) u rrit me pothuajse 16% vitin e kaluar. Sipas informacionit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) ky fond arriti vlerën e 257 milionë lekëve ose rreth 2.6 milionë eurove.Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e fondit të sigurimit të depozitave në SHKK janë të ardhurat nga primi i sigurimit dhe të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare.Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2024 arritën në rreth 23.5 milionë lekë, 6.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa të ardhurat nga investimi i fondit të akumuluar ishin...