‘Fluturon’ drejtoresha e AKSHI-t: Jemi gati për të mësuar botën në qeverisjen dixhitale, Brukseli u mahnit nga Diella

‘Fluturon’ drejtoresha e AKSHI-t: Jemi gati për të mësuar botën në qeverisjen dixhitale, Brukseli u mahnit nga Diella

Propaganda shënoi një kulm të ri javën e kaluar kur nga Berati, qeveria e shpalli Shqipërinë kampione bote në qeverisjen elektronike. Por ndërsa shqiptarët janë mësuar tashmë të dalin kampion imagjinarë të botës në ekonomi, mirëqeverisje, arkitekturë e kështu me radhë, risia ishte një deklaratë monumentale e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Zonja Karçanaj tha se Shqipëria tashmë duhet të mësojë botën në teknologjinë e informacionit. “Dixhitalizimi i shërbimeve publike është kthyer në kryefjalë. Unë do të sugjeroja që këtë qasje ta kthejmë në një brand, unë do të sugjeroja emrin ‘e-gov made in Albania’, sepse janë mbi 60 vende,...