Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fluturimi i Lufthansës mbeti pa pilot për 10 minuta, bashkëpiloti humbi ndjenjat teksa kolegu i tij ishte në tualet
👁11488
Një incident i rëndë ka ndodhur në një fluturim të Lufthansës në shkurt kur bashkëpiloti i aeroplanit humbi ndjenjat ndërsa ishte vetëm në kabinën e pilotit, duke bërë që fluturimi të mbetej pa një pilot aktiv për rreth 10 minuta, kjo situatë është publikuar nga autoritetet spanjolle përmes një raporti përfundimtar të publikuar të enjten. Siç raporton Business Insider , Airbus A321 po operonte në linjën Frankfurt-Sevjellë me mbi 200 pasagjerë në bord. Incidenti ndodhi kur avioni kishte hyrë në hapësirën ajrore spanjolle dhe ishte afërsisht 30 minuta larg destinacionit të tij. Kapiteni u hoq përkohësisht nga kabina e pilotit...