Fluturime të njëpasnjëshme nga Izraeli drejt Tiranës? Burime për ZËRI: Është fake, ka vetëm 1 fluturim në ditë nga Tel Aviv

Fluturime të njëpasnjëshme nga Izraeli drejt Tiranës? Burime për ZËRI: Është fake, ka vetëm 1 fluturim në ditë nga Tel Aviv

foto ilustruese TIRANË-Në sfondin e protestës së studentëve, një imazh me listë fluturimesh të njëpasnjëshme nga Izraeli drejt Tiranës është shpërnadrë në rrjete. Imazhi është marrë nga faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), por burime për ZËRI bëjnë me dije se janë montuar kodet dhe shifrat, duke rezultuar se më datë 16/10/2026 ka pasur fluturime të njëpasnjëshme pa ndalesë nga Tel Aviv Ben Gurion drejt Tiranës me kompanitë El Al dhe Israir Airlines. Po të njejtat burime raportojnë se nga Izraeli drejt Tiranës vazhdon të jetë 1 fluturim në ditë. Në imazh shihet se i njëjti numër fluturimi 'LY 5183' shfaqet tre herë rresht në orare të ndryshme (15:55, 17:00 dhe 17:55). imazhi i pavërtetë