Flutura Açka: Berisha të ikë urgjentisht

Flutura Açka: Berisha të ikë urgjentisht

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha se rezultati i opozitës në zgjedhjet e 11 majit është i turpshëm, pasi i mundësoi Edi Ramës të qëndronte në pushtet, madje duke shtuar vendet në Parlament. “Strukturat dhe grupi parlamentar që është ende, duhet të bëjë një analizë pse ne i kemi dhënë Ramës 83 mandate të frikshme”, tha ajo në një intervistë në “Off the Record” në A2 CNN. “Në betejën e tij personale, zoti Berisha ka fituar. Edhe politikisht. Tani nuk është më një grup me 10 vetë, por me 42. Çështja është, a është kjo një fuqi në Parlament, për të ndryshuar, për të vendosur? Jo! Sepse mund të jetë besnikësh të tij personalë por jo një armatë që mban përgjegjësi dhe mund të...