Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Fluks udhëtarësh, mijëra pasagjerë ‘zbarkojnë’ në Portin e Vlorës
Porti i Vlorës VLORË- Porti i Vlorës ka regjistruar një fluks të lartë udhëtarësh që në hyrje të muajit Gusht. Emigrantë që kthehen në atdhe, por edhe turistë nga vende të ndryshme, kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë duke hyrë nga pika kufitare detare e Vlorës. Këtë të martë kanë zbritur 1449 pasagjerë dhe 317 automjete nga dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë. Fluksi i pasagjerëve nuk ka ndalur edhe përgjatë pasdites, pavarësisht përkeqësimit të motit dhe vështirëve të krijuar në qarkullim dhe operim nga oficerët e doganës. Përgjatë sezonit veror, Porti i Vlorës është përballur me një fluks në rritje. Fundjavat janë më të ngarkuara, ku atoritetet kanë marrë masat duke shtuar sportele. Ndërkohë që sipas ekspertëve, piku i fluksit pritet në mes të muajit Gusht./ZËRI