Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fluks në kufi, emigrantët kthehen në Shqipëri për Pashkë
👁6101
24 orët e fundit shënuan pikun e fluksit të emigrantëve të cilët vijnë në atdhe për të festuar Pashkët.Rreth 8 mije emigrantë hynë nga Greqia përmes doganës së Kapshticës gjatë të enjtes, ndërsa mbi 2 mije e 500 qytetarë udhëtuan drejt vendit fqinj. Ndryshe nga dje, fluksi i lëvizjeve ndërkufitare sot është normalizuar.Edhe në Kakavijë ka pasur fluks të shtuar lëvizjesh, me 7740 shtetas ne hyrje dhe 3654 mjete. Autoritetet e kufirit kanë marrë masa për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve, duke shtuar sportelet,në varësi të situatës.