Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Fluks i madh hyrje-daljesh në pikën kufitare të Morinës, mbi 600 mijë shtetas kaluan në dy anët Kosovë-Shqipëri
Pasditja e kësaj të merkure ka shënuar fluks të lartë të emigrantëve kosovarë që po kthehen në vendlindje për pushimet verore, duke shkaktuar ngarkesë të konsiderueshme në Rrugën e Kombit dhe në pikën kufitare të Vërmicës. Krahas tyre, edhe turistë të shumtë të huaj që po vizitojnë Shqipërinë po zgjedhin të kalojnë kufirin për të eksploruar Kosovën, duke rritur më tej numrin e hyrjeve. Në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet doganore të Kosovës kanë vënë në funksion të plotë të gjashtë sportelet ekzistuese dhe kanë aplikuar procedura të përshpejtuara për kontrollin kufitar. Megjithatë, krijimi i radhëve mbetet i pashmangshëm, veçanërisht...