Burimi:
Javanews.al

“Flood North Albania”, BE: Shqipëria po ndërton sisteme më të forta të mbrojtjes civile
👁3760
Në qytetin e Shkodrës përfundoi sot stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, një simulim i koordinuar për përballimin e përmbytjeve. Në këtë stërvitje morën pjesë 13 partnerë nga Ballkani dhe vende të tjera europiane, me fokus në testimin e gatishmërisë së forcave të mbrojtjes civile dhe koordinimin ndërkombëtar në rast emergjencash natyrore. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë thekson se “Ushtrimi FloodNorthALB në Shkodër tregoi se si bashkëpunimi evropian bën diferencën në rastet e fatkeqësive natyrore”. “Ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, mblodhi partnerë vendas dhe ndërkombëtarë për të forcuar kapacitetet e...