Flirt live në studio! Pamela Anderson “tundon” Liam Neeson me buzëkuqin e saj

Flirt live në studio! Pamela Anderson “tundon” Liam Neeson me buzëkuqin e saj

Një moment i veçantë dhe shumë i përfolur ndodhi gjatë emisionit Watch What Happens Live With Andy Cohen, të dielën më 3 gusht, ku të ftuar ishin ylli i famshëm i filmave aksion, Liam Neeson (73 vjeç), dhe bukuroshja ikonë e viteve ’90, Pamela Anderson (58 vjeç). Gjatë një segmenti të emisionit, një shikues pyeti Anderson se cili është sekreti i lëkurës së saj gjithmonë të freskët. Ajo e zbuloi menjëherë përgjigjen: linja e saj e produkteve për kujdesin e lëkurës “Sonsie”, duke promovuar në studio një nga produktet kryesore, buzëkuqin e buzëve Sonsie Skin, i cili kushton 22 dollarë. Pasi aplikoi balsamin në buzët e saj, Pamela ia ofroi me shaka edhe Neesonit për ta provuar – dhe aktori nuk hezitoi! Ai u afrua...