Flick mesazh rivalëve për ambiciet e Barcelonës: I kemi cilësitë për të fituar të tilla ndeshje
Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, u shpreh veçanërisht i kënaqur me aftësinë e skuadrës së tij për të siguruar tri pikët në një ndeshje të vështirë në transfertë. Katalanasit fituan 2-01 me përmbysje ndaj Atletico Madrid jashtë fushe. Ai theksoi se lojtarët e tij zotërojnë cilësinë e duhur për të fituar ndeshje sfiduese dhe përsëriti rëndësinë e ruajtjes së besimit te grupi. “Ne kemi cilësinë për t’i fituar këto ndeshje”, tha trajneri gjerman. “Ju kam thënë se duhet të besoni te ky ekip. Nuk është e lehtë të fitosh këtu, ndaj Atletico, dhe skuadra bëri një paraqitje fantastike. Ne jemi këtu, punojmë çdo ditë për të fituar tituj, dhe kjo është ajo që duam,” tha ai në fillim. Flick vuri në dukje reagimin e skuadrës...
Burimi:
telesport.al