Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fletë votimi të falsifikuara në Peqin, PD kërkesë KQZ: Informacion zyrtar nëse është kryer ekspertizë mbi materialet e sekuestruara
👁9104
PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar informacion KQZ në lidhje me materialet zgjedhore të sekuestruara në Peqin. Një shtetas që dyshohet se është përfshirë në blerje votash në 11 maj u vu në pranga disa ditë më parë. Dervish Beqirit iu gjetën dhe sekuestruan 10 fletë votimi, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Policia sekuestroi edhe portofolin e tij, brenda të cilit ishin 280 000 lekë si dhe një pushkë e vjetër trofe e një pistoletë sportive, që i mbante në shtëpi. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe...