Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës në Tiranë, ka rrëfyer momentet dramatike të goditjes dhe frikën se mund të humbasë shikimin. I riu tregon se ndodhej rreth 30 metra larg forcave të policisë kur papritur u godit, ndërsa pas vetëm dy hapash u rrëzua në tokë. Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e tij të majtë, duke i shkaktuar dhimbje të forta dhe duke e lënë të pasigurt për pasojat që mund të ketë dëmtimi në shikimin e tij. “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë. Vetëm...