Burimi:
Argjiroja.net

Flamur Golemi krah Piro Dhimës: S’keni parë gjë akoma! Shumë më shumë do të jemi në 11 maj
👁12382
Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka mbledhur në një darkë kryetarët e disa organizatave socialiste në lagjen “18 Shtatori”. Mes tyre ishte edhe kandidati për deputet, Piro Dhima. “S’keni parë gjë akoma. Shumë më shumë do të jemi përgjatë këtij rrugëtimi të ri dhe sidomos në 11 maj për Shqipërinë në BE”, shkruan Golemi duke shprehur mbështetjen për kandidatin Piro Dhima, i cili garon gjithashtu në listën e hapur njësoj si Tërmet Peci, Shyqyri Hysi dhe Anila Dhimitri.