Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Flamingot pushtojnë arat me oriz në veri të Italisë/ Fermerët raportojnë deri në 90% humbje të prodhimit
Dhjetëra flamingo po zbarkojnë në arat me oriz në Italinë verilindore, duke shkaktuar shqetësim të madh te fermerët, të cilët ankohen për dëme serioze në prodhim. Flamingot janë një prani relativisht e re në krahinën e Ferrarës, midis Venecias dhe Ravenës. Ornitologët thonë se shfaqja e tyre lidhet me thatësirën në jug të Spanjës, që i ka detyruar të migrojnë drejt vendeve të tjera si Italia, për të kërkuar vende të përshtatshme për fole. Edhe pse zogjtë nuk ushqehen me bimët e orizit, ata shqetësojnë rëndë ekosistemin e arave duke përzier me këmbët e tyre kanalet me ujë për të...