Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Flamingot në Luginën e Nartës, Rama poston videon unike
Flamingot, zogjtë lozonjarë me qafën e hollë dhe me ngjyrë mjaft interesante, po folezojnë në lagunën e Nartës. Një video unike e ka postuar këtë të shtunë në rrjete sociale edhe kryeministri Edi Rama. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Laguna e Nartës, renditet e dyta më e madhe nga rëndësia për shpendët e ujit. Në këtë lagunë janë rreth 20,000 shpendë dimërorë të rreth 40 llojeve, duke u kthyer në një habitat shumë të pasur, gjithashtu vendushqimi...