Flakët te Komisariati nr.3, drejtori Skënder Hita: Nga sulmi mbetën të plagosur 10 efektivë policie
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, ku mbetën të plagosur 10 punonjës policie. Ai e cilësoi ngjarjen si një sulm të rëndë dhe të paprecedentë, duke theksuar se dhuna ndaj institucioneve dhe uniformave blu nuk mund të justifikohet si protestë. Sipas deklaratës së Hitës, sulmi u krye në orët e mbrëmjes nga grupe personash të maskuar, të cilët përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sende të forta kundër godinës së komisariatit dhe punonjësve të policisë. DEKLARATË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT, DREJTUES MADHOR SKENDER HITA Të nderuar qytetarë, Në orët e mbrëmjes, Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë u bë objekt i një sulmi të...
Burimi:
kohajone.com