Flakët pushtojnë tarracën e pallatit, ndërhyjnë katër mjete zjarrfikëse

Flakët pushtojnë tarracën e pallatit, ndërhyjnë katër mjete zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë tarracën e një pallati në qendër të Shkodrës, ndërsa flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në pjesë të tjera të ndërtesës. Pamjet tregojnë tarracën të përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, në këtë hapësirë ndodhej dikur një biznes, i cili ishte mbyllur rreth dy vite më parë. Në vendngjarje ndërhynë katër mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët arritën të izolonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rrethanat dhe shkaqet e zjarrit mbeten për t’u sqaruar.