Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Flakët përfshijnë Senicën, 11 banesa dhe kisha 200-vjeçare shkrumbohen nga zjarri
Zjarri që nisi dy ditë më parë në zonën e Kalasës dhe Tatzatit në Delvinë, ka marrë përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Senicë dhe rrethinat e tij. Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat përvëluese mbi 40 gradë Celsius, janë përhapur me shpejtësi nga zona e quajtur Hallastar, duke hyrë në brendësi të fshatit dhe përfshinë banesa, sipërfaqe ullishtesh dhe pemë frutore. Në fshatin Senicë janë djegur 11 shtëpi, disa prej të cilave ishin ndërtuar së fundmi si investime në agroturizëm. Mes godinave të djegura është edhe kisha 200-vjeçare e Shën Dhimitrit,...