Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që objekti përfshihet nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e fabrikës është përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen  e plotë shkaqeve dhe rënies së zjarrit.