Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Flakët në Finiq vihet nën kontroll pas disa orësh aksioni! Vatër zjarri edhe në varrezat e fshatit Dhërmi
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja. Flakët dogjën sipërfaqe të tëra me shkurre dhe bimësi pyjore. Vatra u raportua prej orës 11:00 të ditës së sotme dhe grupet operacionale u hodhën në terren. U bënë edhe evakuime nga fshati Cerkovinë, ku kishte rrezik më të shtuar nga flakët. Fillimisht u raportua për shuarjen e vatrës, por më vonë pati riaktivizim në faqen e malit edhe si pasojë e temperaturave dhe erës. Kjo ka bërë që orët e pasdites ekipet e zjarrfikëseve, të mbështura nga trupa të Forcave të Aarmatosura dhe me ndihmën nga ajri të 2 helikopterëve ‘Blackhaëk’, të ndërhyjnë. Ata kanë...