Flakët në Fier nuk po shuhen, 90 ushtarë në terren
Pas një nate të vështirë ku flakët përfshinë disa zona dhe rrezikuan banesa, biznese dhe banorë, beteja vijon edhe këtë të shtunë. Të favorizuara nga era e fortë, vatrat u përhapën në Fermë Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël, Frakull dhe Zhupan, ndërsa gjatë natës ndërhyrja u vështirësua nga errësira dhe terreni i thyer. Situata më problematike u paraqit në kodrat e Levanit dhe Radostinës, ndërsa flakët avancuan edhe në drejtim të Peshtanit. Me zbardhjen e ditës operacioni ka rifilluar me forca të shtuara, ndërsa 90 efektivë të Forcave të Armatosura të repartit të Poshnjës janë angazhuar në vatrën e Frakullës. Operacioni vijon për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, pas një dite ku zjarret prekën rëndë gjashtë fshatra të qarkut të Fierit.
Burimi:
kohajone.com