Flakët jashtë kontrollit në Lalz, rrezikohen banesat

Flakët jashtë kontrollit në Lalz, rrezikohen banesat

Pas Fllakës, edhe në Lalz situata me zjarret ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar jo pak banesat. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, shihen qartë flakët, të cilat të favorizuara dhe nga erërat rrezikojnë seriozisht banorët dhe shtëpitë e tyre. Sakaq zjarrëfikëset po përpien ë për shuarjen dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve, ndërsa banorët ndihen të frikësuar dhe të bllokuar njëkohësisht. Ata vetëm sa shohin zjarrin dhe flakët se si përparojnë drejt banesave të tyre, në pamundësi për ta shuar.