Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!
Situatë kritike nga zjarret edhe në zonën e fshatit Lundrë të Matit, teksa vijon operacioni dhe lufta me flakët edhe ditën e sotme (2 shtator). Situata vijon të mbetet e rënduar dhe aktualisht ka prezencë të madhe tymi, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren. Sot, pjesa më e madhe e forcave është përqendruar në majën e malit Trodhen dhe në vargmalin e Skënderbeut, në afërsi të staneve, ndërsa forcat e MZSH-së dhe forcat bashkiake janë përqendruar në zonën midis Lundrës dhe Madheshit, me qëllim parandalimin e avancimit të zjarrit në drejtim të zonave të banuara. Rreziku për stanet, banesat dhe pasuritë e banorëve të zonës vijon të mbetet i lartë, pasi zjarri ndodhet në terren malor dhe mund të favorizohet nga era dhe kushtet...
Burimi:
javanews.al