Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda

Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda

Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha. Mësohet se një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga flakët, teksa ishte angazhuar vullnetarisht për shuarjen e zjarreve në fshatin e tij. Bëhet me dije se ai është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ky është rasti i dytë i të lënduarve nga flakët në zonën e Delvinës brenda 24 orëve të fundit. Një ditë më parë, shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci,...