Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Fjalimi ambicioz i Alonso gjatë prezantimit: Dua që njerëzit të thonë; ky është ekipi që më pëlqen
👁9018
Xabi Alonso nuk priti as dy minuta për t’iu premtuar spektakël tifozëve të Real Madridit. Pa asnjë fletë në dorë për ndihmë, trajneri i ri i “Los Blancos” mbajti një fjalim të pastër, të strukturuar në mënyrë perfekte dhe pa lënë asgjë jashtë. Ai falënderoi presidentin Florentino Pérez për besimin dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme. Natyrisht, nuk harroi të përmendte Carlo Ancelottin, të cilin e cilësoi si një nga ‘përgjegjësit’ kryesorë që sot ndodhet në “Valdebebas”. Xabi u tregua ambicioz kur foli për projektin e ri dhe theksoi se ka ide të qarta. “Kemi një skuadër të shkëlqyer, lojtarë...