Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Fitues i Ferma VIP 2, Big Basta ndan emocionet e para, zbulon gjënë e parë që bëri pas 3 muajsh izolim
Vetëm pak orë pas fitores së çmimit të madh në “Ferma VIP”, ku u shpall triumfues pas 13 javësh izolimi, Big Basta ndau emocionet e para në një intervistë për Ferma Club. Artisti, i cili rrëmbeu zemrat e publikut me qetësinë dhe maturinë e tij gjatë gjithë spektaklit, foli për ditën e parë jashtë fermës dhe momentet e para që e kishin marrë malli më shumë. “Natën e parë fjeta me djalin. Më kishte marrë malli për bisedën me Vesën duke pirë kafen e mëngjesit. Pastaj koha që ju përgjigja familjarëve për urimet që më kishin nisur. Gjeta pak kohë...