Fitorja e parë për trajnerin Mile, Tirana triumfon ndaj grekëve

Fitorja e parë për trajnerin Mile, Tirana triumfon ndaj grekëve

Tirana zhvilloi ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Greqi, përballë skuadrës vendase Eordaikos. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 1-3, me golat e shënuar nga Bastari, Doka dhe Haxhiu. Bastari dhe Doka, të cilët vijnë nga akademia, vazhdojnë të tregojnë formë të mirë duke lënë shenja pozitive. Stafi teknik, i drejtuar nga trajneri Mile, aktivizoi të gjithë lojtarët e grumbulluar, me qëllim analizimin e formës dhe gjendjes fizike të secilit prej tyre. Vlen të përmendet se kjo është fitorja e parë për Tiranën në fazën përgatitore, në prag të nisjes së sezonit të ri.