Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Fitore zemre në Champions, Shkëndija triumfon në Shkup
Shkëndija ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj FCSB, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Champions. Pjesa e parë pati disa raste, por në Tetovë skuadrat nuk u treguan të sakta. Në pjesën e dytë, skuadra shqiptare kaloi në epërsi falë golit të Webster. Qaka la skuadrën e Jeton Beqirit me një lojtar më pak, por numri i futbollistëve në fushë u barazua shpejt, pasi Tanase u ndëshkua me karton të kuq të rumunët. Shkëndija ruajti me fanatizëm rezultatin deri në fund dhe shkon kështu në ndeshjen e kthimit me gjasa të mira për kualifikim.