Fitore spektakolare në Mynih, Conceicao dhe Ronaldo përmbysin Gjermaninë brenda 5 minutave dhe çojnë Portugalinë në finalen e Nations League

Fitore spektakolare në Mynih, Conceicao dhe Ronaldo përmbysin Gjermaninë brenda 5 minutave dhe çojnë Portugalinë në finalen e Nations League

Portugalia është finalistja e parë e UEFA Nations League pas një përmbysjeje të madhe ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e zhvilluar në kuadër të Ligës A. Ndeshja, e luajtur në një atmosferë të zjarrtë, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të luzitanëve. Gjermania e nisi më mirë pjesën e dytë, kur Florian Wirtz kaloi “Pancerat” në epërsi në minutën e 48-të pas një asistimi nga Joshua Kimmich. Megjithatë, Portugalia reagoi fuqishëm me dy gola të shpejtë: fillimisht ishte Francisco Conceição që barazoi në minutën e 63-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Cristiano Ronaldo shënoi golin vendimtar të fitores në minutën...
Burimi: Top-Channel.tv